KF Llapi ka transferuar mesfushorin e talentuar, përfaqësuesin e Shqipërisë U17 dhe U19, Lorik Aliu
Në një komunikatë për shtyp, KF Llapi ka shkruar se kanë transferuar mesfushorin Lorik Aliu gjatë ditës së sotme.
“Ai ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare dhe zyrtarisht është pjesë e Llapit. Aliu është pjesë e klubit nga fillimi i edicionit por pasi është rikuperuar plotësisht nga lëndimi ka vendosur të nënshkruaj kontratë me klubin”.
“Lorik Aliu, 22 vjeç, i lindur më 07.05.1996 në Prishtinë është mesfushor defanziv dhe qendror. Aliu më parë ishte pjesë e Prishtinës dhe Kombëtares së Shqipërisë për grupmoshat U17 e U19. Ai ishte bërë pjesë e gjigandit gjerman, Borussia Dortmund ku kishte bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij por lëndimi ia kishte pa mundësuar qëndrimin atje. Loriku pasi ka kaluar plotësisht lëndimin është i gatshëm t’i ndihmoj klubit në rrugën drejt titullit kampion”, thuhet në komunikatë për shtyp.