Jose Mourinho ka thënë se ai është “shumë i ri” për ta marrë në konsideratë pensionimin dhe ka insistuar se ai ende është trajner i niveleve të larta.
Portugezi ishte shkarkuar si trajner i Manchester United gjatë dhjetorit, me skuadrën që ka fituar gjashtë ndeshjes e radhës pas largimit të tij.
Megjithatë, Mourinho insiston se puna me Manchester United nuk do të jetë puna e tij e fundit në menaxhimin e një skuadre.
“Dëshiroj që të jem trajner. Jam shumë i ri, jam në futboll për kohë të gjatë, kohë të gjatë por do të mbush 56 vjet pas disa javëve dhe jam shumë i ri”.
“Ku do të shkoj të qëndroj është vendi ku i takoj, i takoj nivelëve të larta të futbollit. I takoj niveleve të larta të futbollit dhe në ato do të jem”.