Barcelona rrezikon të diskualifikohet nga Kupa e Mbretit pa e zhvilluar fare ndeshjen e dytë të kthimit ndaj Levantes.
Katalanët, në sfidën e parë të cilën e humbën 2:1 nga Levante në udhëtim, kanë inkuadruar në lojë edhe të riun, Juan Brandariz, i cili ishte i suspenduar me Barcelonën B shkaku i kartonëve.
Lajmi bëhet i ditur nga MundoDeportivo, që raporton se sipas kodit të disiplinës në Spanjë, lojtari nuk mund të luajë për ekipin e parë nëse është i suspenduar me skuadrën e dytë, deri në përfundimin e suspendimit.
Situata duket e njëjtë me Real Madridin, që tre vite më parë u diskualifikua për arsye të njëjtë nga Kupa e Mbretit, pasi inkuadruar në lojë Denis Cheryshev.
Futbollisti rus në këtë situatë, ishte i suspenduar shkaku i kartonëve me skuadrën e Villarrealit.