Fjalë Kyçe

Morata refuzon Barcën, vendos për Atleticon

Morata refuzon Barcën, vendos për Atleticon

Alvaro Morata përfundimisht ka vendosur të refuzojë ofertën e Barcelonës, për t’u transferuar te Atletico Madrid.

Sulmuesi spanjoll po sheh fundin e aventurës së tij te Chelsea, pas lajmeve për transferimin e Gonzalo Higuain në ‘Stamford Bridge’.

Ardhja e Higuaian nga Juventus, i ka hapur derën e largimit Moratas, i cili do të rikthehet në Spanjë.

Përkundër interesimit të Barcelonës, Morata ka vendosur të zgjedh Atletico Madridin, shkruan ‘TuttoSport’, përcjell ‘lajmi.net’.

Është tekniku Diego Simeone që ka luajtur rol vendimtar në të ardhmen e Moratas, i cili në të kaluarën ka luajtur në La Liga, duke veshur fanellën e Real Madridit.

Kujtojmë se Morata në verën e vitit 2017 për 80 milionë euro ishte shitur nga Real Madrid te Chelsea.