Duket se e ardhmja e Frenkie de Jong do të jetë e panjohur deri në fund.
Fillimisht ishte thënë se lojtari kishte arritur një marrëveshje personale me skuadrën e Barcelonës dhe pritej vetëm marrëveshja mes Barcelonës dhe Ajax.
Por, një kthesë e papritur ndodhi gjatë javës së kaluar, kur u raportua se ishte plani i PSG-së që kishte joshur lojtarin dhe ai ishte i gatshëm të transferohej në Francë.
Gjithashtu, mbrëmë është raportuar se drejtuesit e Barcës ishin kthyer me lajme negative nga Amsterdami.
Por, sot, “CAT RADIO” raporton se gjërat janë kthyer përsëri në favorin e katalanvëve.
Duket se Josep Bartomeu ka bërë një ofertë “të madhe” siç iu ka referuar “Cat Radio”, duke mos bërë të ditur shifrat.
Kjo ofertë thuhet ta ketë “tronditur” lojtarin i cili tani përsëri po mendon për një marrëveshje me Barcelonën.
Do të jetë shumë interesante ngjarja në vazhdim, pasi as PSG as Barca nuk janë skuadra që dorëzohen lehtë kur shënjestrojnë ndonjë lojtar.