Fjalë Kyçe

Boksierit anglez i pezullohet titulli kampion

Boksierit anglez i pezullohet titulli kampion

Më 20 korrik boksieri Dillian Whyte mposhti  Oscar Rivas, duke fituar kështu titullin kampion.

Por, pra kësaj ndeshje, Whyte i ishte nënshtruar testeve anti-doping. Nga analizat e kryera, rezultoi se boksieri kishte përdorur substanca të ndaluara, gjë e cila bëri që Këshilli Botëror i Boksit t’i heq titullin kampion.

Institucioni i anti-dopingut në Angli nuk ka publikuar ende rezultatet dhe llojin e substancave që Whyte ka përdorur.

Kujtojmë që anglezi është pezulluar me 2 vjet gjatë 2012-2014 për përdorimin e substancave të ndaluara, ndërkohë aktualisht Whyte rrezikon një dënim prej 8 vitesh.