Getart Hyseni vazhdon me FC Prishtina 01.
Njëri nga lojtarët tonë kryesor, Getart Hyseni ka vazhduar edhe për një vit me klubin.
Lojtari i Përfaqësuese së Kosovës, shtylla e ekipit, do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat bardhëekaltër.
I fortë dhe me vizion për lojë, Getarti me pjesën tjetër të ekipit do të luftojë që t’i arrijmë së bashku objektivat.
Hyseni është shprehur i lumtur që ka arritur gjuhën e përbashkët me klubin, duke thënë se do të jenë të fortë edhe në Superligë.
Edhe klubi është i shumë lumtur që do ta ketë Getin edhe më tutje në familjen tonë të madhe. /Gazeta Alo