Anësori i Kosovës Arbër Zeneli edhe zyrtarisht i është bashkuar klubit francez, Stade de Remis, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
23-vjeçari kosovari i bashkohet Remisit nga klubi holandez Heerenveen, transmeton Gazeta Express.
Zeneli ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane, sidomos atyre turk dhe së fundmi gjigantit anglez Chelsea, por 23-vjeçar ka zgjedhur që karrierën ta vazhdojë në Ligë 1 të Francës.
Në Francë e vlerësojnë transferimin e Zenelit në Remis si ndër goditjet më të mira në afatin kalimtar të janarit.
Kalimi i kosovarit në Remis u kompletua sonte në mbrëmje, pasi ai i kaloi me sukses testet mjekësore dhe nënshkroi kontratë pesëvjeçare.
Blerja e Zenelit i ka kushtuar Remisit 5 milionë euro, të cilat i shkojnë Heerenveenit.
Zeneli kishte nëntë asiste dhe tri gola në pjesën e parë të sezonit në Holandë më Heerenvenin, të cilat i ndihmuan atij të bjerë në radarin e shumë skuadrave evropiane dhe përfundimisht në duart e francezëve të Remis.