Fjalë Kyçe

A do ta kemi një meç mes Fury dhe Joshuas? Tregon ky i fundit

A do ta kemi një meç mes Fury dhe Joshuas? Tregon ky i fundit

Kampioni i katërfishtë ka bërë të ditur se duelin e radhës do ta ketë në “Wembley”, më 13 prill të këtij viti.

Kundërshtarët e mundshëm janë Deontay Wilder, Dillian Whyte, Tyson Fury apo edhe Jarrell Miller.

Së fundmi, AJ ka komentuar një mega duel të mundshëm me Tyson Fury, duel i cili do të ishte i gjigantëve britanikë.

“Do të ishte e madhe. Do të doja ta bëja” ka thënë Joshua, në Graham Norton Show, transmeton lajmi.net.

“Dueli që kishin Fury dhe Wilder… mendoj se Fury fitoi kështu që do të ishte e mrekullueshme të përballeshin gjigantët britanikë për kampionin e unifikuar” ka thënë tutje AJ.

“Edhe pse momentalisht ai nuk ka një rrip, është në top treshen më të mirë dhe do të doja të përballem me të” ka thënë ndër të tjerash boksieri.

Mbetet të shihet nëse palët do të pajtohen për mega duelin që do të kishte ngritur në këmbë gjithë adhuruesit e sporteve luftarake.