Dardana vazhdon të sjell befasi në afatin kalimtar të janarit.
Kampioni vjeshtor i Ligës së Dytë sapo prezantoi edhe dy lojtarë, njëri nga Superliga, tjetri nga Liga e Parë.
“KF Dardana e ka marrë shumë seriozisht luftën per inkuadrim në Ligën e Parë. Pas shumë emrave te njohur si:Liridon Kukaj,Visar Zogjani,Oscar Mendes Vicente,etj sot Kastrati ka prezantuar edhe dy përforcime shumë cilësore.I pari është futbollisti i Ferizajt, Nazif Mulaku, ndërsa nje emër tjetër qe i bashkohet Dardanës është edhe Arlind Rashani nga Trepça”, thuhet në njoftimin e Dardanës.
Trajner i Dardanës është ish futbollisti i mirënjohur, Erdin Hashani.