Vllaznia e Pozhoranit ka zyrtarizuar dy ardhje, me të cilat lufton për mbetjen në Ligën e Parë.
Klubi ka prezantuar Petrit Tahirin dhe Toni Salihun.
Të dy lojtarët vlerësohen për paraqitjet e tyre ndër vite, veçmas ajo e portierit Tahiri që dikur ishte zgjedhur si më i miri i Superligës.
Para disa ditësh, Vllaznia siguroi shërbimet edhe të Kujtim Pantinës, Bajram Zuqakut, Ejup Brutit, Bunjamin Ahmetit, Besart Morina dhe Rinor Karagja.