Pasditen e së hënës është konfirmuar skuadra napolitane që do të udhëtojë në Milano për çerekfinalen e Coppa Italia ndaj Milan që do të zhvillohet të martën.
Të shtunën e kaluar dy skuadra u ndeshën në javën e 21-të të Serie A dhe sfida përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0.
Trajneri Carlo Ancelotti ka konfirmuar lojtarët që do të jenë të pranishëm në San Siro dhe bie në sy mungesa e lojtarit të përfaqësueses kombëtare Elseid Hysaj.
Mediet italiane raportojnë se mbrojtësi ka probleme fizike dhe kjo është arsyeja e përjashtimit të tij.
Ja skuadra e Napolit që do të ndeshet me Milan:
Portierë: Meret, Ospina, Karnezis
Mbrojtës: Malcuit, Maksimovic, Koulibaly, Luperto, Ghoulam, Mario Rui.
Mesfushorë: Diawara, Hamsik, Fabian Ruiz, Allan, Zielinski, Ounas.
Sulmues: Mertens, Insigne, Milik, Callejon, Gaetano.