Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mentor Mazrekaj shkruan se pas një aventure të shkurtër në Norvegji me skuadrën e Fortuna Oslo, tashmë është kthyer në Kosovë dhe këto ditë do të vendosë për të ardhmen e tij.
“Pas një eksperience të shkurtër në Norvegji, jam rikthyer në Kosovë dhe këto ditë do të shikoj në cilën skuadër do të vazhdojë pjesën e mbetur të kampionatit”, shkruan Mazrekaj.
Mbetet për t’u parë destinacioni i ardhshëm i anësorit. Nëse do të kemi një rikthim në Superioren shqiptare, apo në Superligën e Kosovës.
Kujtojmë që 29 vjeçari në vitin 2017 ishte pjesë e skuadrës së Partizanit, ndërsa ka luajtur edhe me Prishtinën.