Te Llapi, trajneri Xhengiz Rexhepi i njofton futbollistët për masazhat që duhet të bëjnë, përmes faqes në Facebook.
Mirëpo, me gjasë Rexhepi e ka gabuar faqen, duke bërë një postim në faqen zyrtare të Llapit, përcjellë Gazeta Olle.
Ai i ka njoftuar 10 futbollistë të skuadrës për masazhat e obliguara, duke shkruar edhe emrat e tyre.
Rexhepi përmbyllë mesazhin e tij me një kërkesë për lojtarët, që të mos vonohen në terminet e tyre.
Reagimet nuk kanë munguar, me disa tifozë që kanë reaguar me ironi përmes figurave të këtij rrjeti social.