Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë të Grupit B në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin botëror, që po zhvillohen në Minsk.
Pas humbjes nga Bjellorusia (0:5), “Dardanët” kanë shënuar fitore në duel me Norvegjinë, me rezultat bindës 5:1.
Golat për Kosovën i shënuan Jeton Rukovci (4’), Ramadan Alaj (23’, 35’) dhe Dardan Topilla (38’), derisa golin e vetëm për norvegjezët e shënoi Wiseth (34’).
Kësisoj, Kosova ka bërë një hap tejet të rëndësishëm për kualifikim në fazën e ardhshme. Ndeshjen e radhës djelmoshat e përzgjedhësit Ramadan Cimili do ta zhvillojnë kundër Andorës, më 2 shkurt.