Fjalë Kyçe

Sarri: Unë dua të mbetem i njëjti, puna ime është gjithmonë në rrezik

Sarri: Unë dua të mbetem i njëjti, puna ime është gjithmonë në rrezik

Maurizio Sarri nuk është i interesuar të ndryshojë qasjen e tij te Chelsea, pavarësisht rezultateve të dobëta në dimër, duke rrezikuar edhe vendin e katërt, i cili dërgon në Ligën e Kampionëve.

Humbja 4:0 në mesjavë nga Bournemouth, ka bërë që Chelsea të bie në pozitën e pestë në tabelë, dhe kjo renditje është pasojë e rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit.

Por, këto rezultate nuk do të ndikojë te Sarri, që potencon se do t’i mbetet besnik metodave të punës së tij, pavarësisht historisë së Chelsea që ka ndërruar 15 trajner në 16 vitet e fundit.

“Nuk është problemi im”, u përgjigj Sarri në pyetjen e gazetarëve se si Chelsea i ndërron shpesh trajnerët kur kanë mungesë të rezultateve, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë dua të mbetem i njëjti. Nëse jam një ëndërrimtar, unë jam një ëndërrimtar. Nëse më pëlqen futbolli im, unë dua ta luaj futbollin tim”, ka deklaruar Sarri.

“Nëse besoj që organizimi është gjithçka në një skuadër, unë nuk mund të ndryshoj mendimin tim. Nuk mendoj të ndryshoj tani. Unë mund të ndryshoj mendimin në të ardhmen, nuk e di, kam ndryshuar në të kaluarën, por jo në këto momente”.

“Puna ime është gjithmonë në rrezik. Mund të fitojmë kundër Manchester Cityt, por pas tre ditëve mund të jeni në rrezik”.