Willian do të largohet nga Chelsea me të përfunduar ky sezon.
Willian është bërë cak i disa skuadrave evropiane, andaj do të largohet nga Chelsea në afatin e verës.
Sulmuesi brazilian është duke u kërkuar me ngulm nga Barcelona dhe PSG, ndërsa blutë i dua 80 milionë euro nga shitja e tij, përcjell lajmi.net.
Willian aktualisht është 30-vjeçar, andaj edhe rregullat e Chelsea nuk e lejojnë qëndrimin e tij më të gjatë në skuadër, ndëra katalonasit po i prijnë garës.
Skuadra londineze shpreson t’i marrë 80 milionë eurot nga shitja e brazilianit, pasi aktualisht në atë pozicion e kanë transferuar Christain Pulisicin nga Dortmundi.