Pas Antonio Rudiger dhe Emerson Palmieri, Chelsea e do edhe një lojtar nga Roma.
Sipas The Sun, skuadra londineze po tenton ta transferojë Alessandro Florenzin me të përfunduar ky sezon, përcjell lajmi.net.
Chelsea është e gatshme që të paguajë 35 milionë euro për ta transferuar anësorin italian, ndërsa Roma është e gatshme të hyjë në negociata.
Florenzi është duke kaluar nëpër një situatë të vështirë te skuadra italiane, andaj blutë mund të përfitojnë nga kjo gjë.