Dy fëmijë në Junik janë helmuar pasi kanë ngrënë disa artikuj ushqimorë të blerë në një market.
Policia ka njoftuar se rastin e ka raportuar agja i tyre, shkruan Gazeta Alo.
Fëmijët janë dërguar në spitalin e Gjakovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe inspektorët komunalë./Gazeta Alo/