Lajmi i madh para El Clasicos të mërkurën ishte se Lionel Messi do ta niste ndeshjen nga stoli për Barcelonën, por argjentinasi ishte i matur dhe kujdesshëm në 30 minutat që i luajti pasi u fut në lojë si zëvendësues.
Ernesto Valverde deshi të ishte i kujdesshëm me Messin, pas goditjes që 31-vjeçari e mori në kofshën e djathtë kundër Valencias në fundjavë, por gjithsesi e futi në lojë atë në minutën e 63-të me shpresë për t’i ndryshuar gjërat duke e parë rezultatin 1-1, transmeton Gazeta Express.
Por, Messi nuk luajti me ritmin të cilin ne jemi mësuar ta shohim çdoherë, dhe si pasojë i dha fund ecurisë së përkryer të shënimit të golave në nëntë ndeshje radhazi për Barçën.
Hera e fundit që Messi nuk shënoi gol në një ndeshje para të mërkurës ishte kundër Tottenhamit në Ligën e Kampionëve në fund të dhjetorit, që nënkupton se ai ishte një ndeshje larg rekordit të vet personal të shënimit në 10 ndeshje radhazi, të cilin e kishte arritur mes dhjetorit 2012 dhe janarit 2013.
Futja e tij në lojë ndaj Real Madridit solli freski dhe përmirësim në lojën e Barcelonës, por Messi nuk e pati ndikimin e njëjtë në pasimin e fundit.
Në dy raste Messi mori vendimin e gabuar në sulmin e Barcelonës, përfshirë edhe në ekzekutimin e një gjuajtje të lirë nga një pozitë shumë e mirë, e cila përfundoi në murin mbrojtës dhe disa pasime të pasakta.
Madridi luajti ndaj versionit njeri të Messit, ama ai do të rikthehet në Messin e zakonshëm kur këto dy ekipe të takohen në Santiago Bernabeu pas tri javësh.