Gonzalo Higuain mund të mos ketë kaluar ditët më të mira te tij te Milan, por sipas ish bashkëlojtarit të tij Alessio Romangnoli, argjentinasi është sulmuesi më i mirë në botë.
Higuian arriti të shënonte vetëm pesë gola në pjesën e parë të kampionatit në Serie A, për të qenë në qendër të kritikave nga mediet në Itali.
31 vjeçari në afatin kalimtar të janarit u largua nga Milan, për t’u transferuar te Chelsea, ku sërish do të punojë me ish trajnerin e tij te Napoli, Maurizio Sarri.
Kapiteni i Milanit, Alessio Romangnoli, ka thënë se është ndjerë keq kur ka parë se Higuain po largohet nga ‘San Siro’, duke e konsideruar atë si një nga më të mirët në botë.
“Mendoj se ai ende është sulmuesi më i mirë në botë”, ka deklaruar mbrojtësi për ‘Calciomerato’, përcjell ‘lajmi.net’.
“Më vjen keq që ai ka vendosur të largohen por unë e respektoj vendimin e tij. Ai është miku im dhe nëse ai është mirë, unë jam në rregull”.