Cesc Fabregas shpreson që Eden Hazard të vazhdojë qëndrimin te Chelsea, por ka thënë se sulmuesi belg gjithmonë ka pëlqyer Real Madridin.
Reprezentuesi i Belgjikës këtë javë ka zbuluar se tashmë kishte marrë një vendim për të ardhmen e tij, dhe se ata do ta zbulojë “së shpejti”.
28 vjeçari ka qenë i lidhur prej kohësh me një lëvizje te Real Madrid, ndërsa ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2020.
“Le të shohim se çfarë ai do të vendos të bëjë. Ai ka një vit e gjysmë në kontratë dhe është i lumtur te Chelsea, kështu është edhe familja e tij”, ka deklaruar Fabregas, përcjell ‘lajmi.net’.
“Por në fund ato janë vendime shumë personale. Ai e pëlqen Madridin, dhe këtë e ka thënë gjithmonë”.
“Shpresojë që ai do të rinovojë me Chelsean, nëse e bën ai nuk do të transferohet në Madrid”.