Fjalë Kyçe

A po largohet Ernesto Valverde nga Barcelona?

A po largohet Ernesto Valverde nga Barcelona?

Ernesto Valverde dhe Barcelona, një bashkëpunim që mund të zgjasë deri në përmbushjen e kontratës aktuale.

Trajneri spanjoll, Ernesto Valverde, është i vendosur të qëndrojë si trajner i Barcelonës, të paktën deri në fund të kontratës së tij aktuale, raporton ‘Mundo Deportivo’, përcjell ‘lajmi.net’.

55 vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në fund të sezonit, por me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Pak muaj më parë, Valverde lëri të kuptonte se në fund të sezonit do t’i ndante rrugët me kampionët dhe liderët e La Ligas.

Por, në raportin e fundit të medieve në Spanjë, thuhet se Valverde ka besimin e Lionel Messit dhe bordit të klubit, duke qenë i prirë për të vazhduar.

Megjithatë, fitimi i La Ligas ose Ligës së Kampionëve mund të jetë faktor vendimtar në këtë vendim.