Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Paris
Xhudisti kosovar e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë u përball me xhudistin nga Gjermania, Igor Wandtke, duke triumfuar për t’u kualifikuar në rrethin e tretë, shkruan Gazeta Express.
Në rrethin e tretë, Akili u përballe me xhudistin nga Rumania, Alexandru Raicu, dhe falë një paraqitje mbresëlënëse, arriti të fitojë me Ippon për të siguruar një vend në çerekfinale të Grand Slamit që po mbahet në Paris.
Në çerekfinale, Akili u takua me xhudistin nga Armenia, Ferdinand Karapetian dhe arriti të fitojë falë një paraqitje mbresëlënëse, për të siguruar kështu një vend në gjysmëfinale.