Akil Gjakova ka dështuar që të fitojë medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit.
Xhudisti nga Kosova nuk ka arritur që të dali me medalje qoftë edhe të bronztë nga Grand Slami i mbajtur në Paris.
Akili e nisi mirë këtë turne, duke triumfuar ndaj gjermanit Igor Wandtke dhe rumunit Alexandru Raicu.
Gjakova vazhdoi me fitore edhe në ndeshjen kundër Ferdinand Karapetian të cilin e mposhti me IPPON, por në gjysmëfinale u ndal xhudisti nga Mongolia, Tsogtbaatar Tsend Ochir.
Kosovari vazhdoi luftën e tij, për synimin e vetëm të mbetur, pra për medaljen e bronztë. Por, edhe këtu dështoi, duke u mposhtur me IPPON, nga italiani Fabio Basile.