Radja Nainggolan ka bërë të ditur se ka arritur një pakt me skuadrën e Inter dhe kjo po i ndihmon shumë lojtarit.
Ai ka thënë se ka pranuar një ndihmë të madhe nga Inter, pasi kishte filluar t’ia bënte disa pyetje vetës së tij.
Nainggolan ka bërë asistimin e parë dje në ndeshjen kundër Parma, duke filluar kështu të kthehet ngadalë në formën e vjetër.
“Po provoj të jap më të mirën. Sezoni filloi paksa keq, dhe nuk ishe asnjëherë 100% i gatshëm” ka thënë Nainggolan për “Sky Sport”, transmeton lajmi.net.
“Kemi bërë një pakt (me Inter) dhe po punojmë së bashku. Detajet do të mbeten në dhomën e zhveshjes. E di se kam bërë disa gabime dhe nuk kam dhënë performancat e pritura” ka thënë tutje reprezentuesi belg.
“Skuadra po më qëndron afër dhe unë jam i gatshëm t’i paguaj me kontributin tim” ishin fjalët e lojtarit.
Radja Nainggolan kaloi tek skuadra e Inter nga Roma, në një prej transferimeve më të mira të merkatos.