Fjalë Kyçe

Werderi e mund Augsburgun falë Milot Rashicës

Werderi e mund Augsburgun falë Milot Rashicës

Milot Rashica ka shkëlqyer me dy gola në fitoren e madhe të Werderit edhe pse u largua nga loja në minutën e 36’.

Werder Bremen ka marrë tri pikë të rëndësishme në shtëpi ndaj Augsburgut, duke triumfuar 4-0, shkruan Gazeta Express.

Në këtë ndeshje shkëlqeu talenti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, duke realizuar dy gola.

Ai shënoi në minutat 5’ dhe 28’, para se të largohet nga fusha në minutën e 36’, për shkak të një dëmtimi që ende nuk është bërë e ditur se sa është serioz.

Me këto dy gola, Rashica ka shkuar në kuotën e 4 finalizimeve në vitin 2019, teksa numëron gjithsej 5 me Werderin në sezonin 2018/19.