Ermir Lenjani ke gjetur rrugën drejt golit në Zvicër.
Pas Milot Rashicës e Besar Halimit, një tjetër shqiptar ka shënuar në Evropë.
Bëhet fjalë për atë të Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani. Ai ka shënuar në barazimin 2-2 të skuadrës së tij, Sion me Luganon.
Lenjani shënoi golin e parë për ekipin e tij në këtë ndeshje, për barazimin 1-1.
Pas këtij barazimi, Sioni mbetet në pozitën e shtatë në renditjen e Superligës së Zvicrës, me 22 pikë të grumbulluara.