Ish futbollisti brazilian Edmilson Morales sonte pas mesnatë do të vijë në Kosovë.
Ai do ta organizojë një kamp për të rinj në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur njëra prej organizatoreve, Monika Salihi, në Klan Kosova.
Ndërkohë ardhjen e ka konfirmuar edhe vet Edmilson përmes një videoje.
42-vjeçari ka luajtur për shumë klube Evropiane, veçuar Barcelonën, ku ka fituar katër trofe: 2 La Liga, Superkupën e Spanjës dhe Ligën e Kampionëve.
Ai ishte pjesë e Barcelonës nga viti 2004, deri më 2008 dhe bëri 71 paraqitje për klubin spanjoll.
Edmilson është edhe fitues i trofeut që ëndërron çdo lojtarë, Kupa e Botës.
Ai ka triumfuar në Botëror me Brazilin në vitin 2002.