Njoftohen të gjithë trajnerët që e kanë të kryer Licencën A në Shqipëri dhe që atyre licencave u ka skaduar afati, që të enjten më 14 shkurt, në orën 9:00, do të mbahet seminari një ditor për vazhdimin e këtyre licencave, shkruan GazetaAlo.
Seminari mbahet në sallën e konferencave në FFK, kurse ligjërues do të jetë prof.Astrit Maçi nga FSHF-ja. Trajnerët më vete duhet ta sjellin licencën e vjetër dhe një fotografi. /GazetaAlo.com