Facebook, Google dhe Oracle po iu përgjon edhe përgjatë kohës kur shikoni pornografi, sipas një studimi të ri nga gazeta ‘The New York Times’.
Studiuesit nga Microsoft, Carnegie Mellon dhe Universiteti i Pensilvanisë analizuan 22.484 faqe pornografie duke përdorur një mjet të quajtur ‘webXray’, për të identifikuar mjetet e gjurmimit që dërgojnë të dhënat përsëri tek palët e treta, transmeton lajmi.net.
“Rezultatet tona tregojnë se ndjekja është endemike në faqet e internetit të pornografisë: 93% e faqeve dërgojnë të dhëna të përdoruesit tek një palë e tretë,” përfundon studimi.
Nga faqet e skanuara në mars të vitit 2018, studimi zbuloi se Google ose filialet e tij kishin ndjekës në 74%, Oracle në 24% dhe Facebook në 10%. Përkthyer në shifra, kjo i bie se 16.638 ueb faqe gjurmoheshin nga Google, 5,396 nga Oracle dhe 2,248 nga Facebook.
Sipas raportit, edhe modaliteti “incognito” në një shfletues nuk ofronte mbrojtje.
Studiuesit paralajmërojnë se marrja e të dhënave me natyrë të ndjeshme nga përdoruesit e internetit është shkak për shqetësim.
“Mekanizmi për përcjelljen e faqeve të të rriturve është kaq i ngjashëm me, të themi, shitjen në internet duhet të jetë një vijë e theksuar e kuqe”, tha një nga studiueset, Elena Maris, për New York Times.
Facebook dhe Google thanë që nuk përdorin informacionin e mbledhur nga vizitat në faqet pornografike për të ndërtuar profile të marketingut.
“Ne nuk lejojmë anëtarësimin e Google Ads në faqet e internetit me përmbajtje për të rritur dhe ndalojmë reklamat e personalizuara dhe profilet e reklamimit bazuar në interesat seksuale të një përdoruesi ose aktivitetet e lidhura në internet”, deklaroi një zëdhënës i Google-s për Business Insider.
Ndërkaq, një zëdhënës i Facebook tha se kompania ndaloi faqet e internetit të seksit të përdorin mjetet e ndjekjes së Facebook për qëllime biznesi, siç është reklamimi.