Ylli i Kosovës, Donis Avdiaj do të largohet këtë afat kalimtar nga skuadra holandeze, Williem 2, shkruan GazetaAlo.
Indeksonline mëson se futbollisti nga Istogu do të transferohet në Zvicër, te skuadra e Luzern.
Afati kalimtar është i hapur në Zvicër deri me 15 shkurt, andaj pritet finalizimi i këtij transferi në orët e ardhshme.
Avdiaj do të bëhet futbollisti i katërt te Luzern, pas Idriz Vocës, Shkëlqim Demhasajt e Dren Fekës.
Sulmuesi i talentuar ka treguar formë të lartë te ëilliem, por që së fundi kishte disa mosmarrëveshje me trajneri e skuadrës, për çka edhe nuk po aktivizohet që disa ndeshje. /GazetaAlo.