Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka insistuar se klubi do të jetë i durueshëm me nënpresionin e Philippe Coutinhos.
Gjigantët spanjoll i kanë paguar rreth 160 milionë euro Liverpoolit për brazilianin në janarin e vitit të kaluar, por pas një nismë premtuese forma e tij ka rënë dukshëm këtë sezon.
Ish mesfushori i Interit, këtë sezon te Barcelona ka shënuar vetëm katër gola në 21 paraqitje.
“Klubi ka marrë një rrugë tjetër, me Dembele dhe Coutinho, që ishin një bast që duhej ndjekur”, ka deklaruar Bartomeu, përcjell ‘lajmi.net’.
“Ata janë dy investimet më të mëdha në historinë e klubit, dhe ne besojmë 100 për qind në këtë bast”.