Sipas parashikimeve të fundit të firmës analitike IDC, në tre mujorin e fundit të 2018-ën u shitën vetëm 375 milionë smartfonë, duke shënuar tremujorin e pestë me radhë me një trend negativ.
Përgjatë 2018-ës shitjet ranë me 4.1% në 1.4 miliardë njësi duke e bërë vitin më të keq për smartfonët.
Tregu ka arritur nivelet e mbingopjes me smartfonë dhe inovacionet e vërteta janë bërë më të rralla. Ishte thjeshtë çështje kohe përpara se tregu të arrinte në këtë pikë.
Pyetja është a do të shkojnë gjëra në tatëpjetë tani e tutje? E thënë ndryshe e kemi kaluar epokën e artë të smartfonëve?
Dobësia e tregut do të vijojë me shumë gjasa edhe përgjatë 2019-ës ndërsa prodhuesit përballen me kushte sfiduese veçanërisht në Kinë, tregun më të madh në botë.
Megjithatë ardhja e 5G krijon sadopak shpresë në dy vitet e ardhshme.