Fjalë Kyçe

Ky është rezultati i miqësores, Kosovë – Turqi

Ky është rezultati i miqësores, Kosovë – Turqi

Në kuadër të aktiviteteve për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, sot, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, u zhvillua ndeshja miqësore ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe atyre të Turqisë, shkruan GazetaAlo

Kjo ndeshje u ndoq nga një numër i konsiderueshëm i futbolldashësve, derisa të pranishëm ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Në ceremoninë para ndeshjes presidenti Ademi shkëmbeu pllaketa dhe fanella me koordinatoren e Ligës së Futbollit të Veteranëve të Turqisë, Fusun Erayla, si dhe me drejtorin teknik, Tanju Çolak.

Ndeshja miqësore përfundoi me rezultat 3:2 në dobi të ekipit të veteranëve të Kosovës. Me këtë rast u tha se aktivitete dhe bashkëpunime të tilla ndërmjet dy vendeve do të ketë edhe në të ardhmen./GazetaAlo