Një ndër figurat më të shquara të historisë së sportit në Kosovë do të mbetet gjithmonë Fadil Vokrri.
Ai ishte më meritori që futbolli i Kosovës u pranua në UEFA dhe FIFA në vitin 2016.
Ditë më parë, kuvendi i Kosovës miratoi kërkesën e deputetit Bekim Haxhiu, që legjendës Vokrri t’i ndërtohet shtatorja pranë stadiumit të qytetit që mbanë emrin e ish presidentit të FFK-së.
Shtatorja do të vendoset pranë hyrjes zyrtare të stadiumit.