Fjalë Kyçe

Më në fund mposhtet i pamposhturi

Më në fund mposhtet i pamposhturi

Numri një i Prishtinës, Visar Bekaj deri në ndeshjen e sotme ishte i pamposhtur në nëntë xhirot e fundit, shkruan GazetaAlo.

Bekaj golin e fundit e kishte pësaur në javën e 9-të në takimin kundër Llapit.

Ndërsa sot rekordin e tij pa pësuar gol e prishi Alban Shillova i cili shënoi golin e parë në fitoren e Flamurtarit ndaj Prishtinës me rezultatin 2-0. /GazetaAlo