Ismet Munishi krahas sukseseve si trajner, ka shkëlqyer edhe si futbollist duke luajtur në kampionate të ndryshme në Evropë.
Fama e tij i tejkalon vijat e sportit.
Së fundmi, këngëtari i mirënjohur MC Kresha e ka realizuar një këngë të albumit USA.
Në atë këngë përmendet edhe Ismet Munishi dhe legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona si dy 10-sha të futbollit.
“10-shi i skuadrës, Maradona, Ismet Munishi babës”, thotë MC Kresha.
Trajneri i Vëllaznimit të Gjakovës e ka zbuluar një pjesë të këngës në rrjetin social Facebook.