Sulmuesi ansor, 20 vjeçari, Lirim Kastrati me shumë gjasë karrierën do ta vazhdoj në Bundesligë.
Kastrati në një intervist për ‘minuta e fundit’, ka thënë se ende nuk ka diçka konkrete por gjatë verës do ti shqyrtoj ofertat e ardhura për të.
Por nëse rikthehemi disa muaj më parë, Kastrati kishte thënë se janë dy skuadra nga Bundesliga që po e kërkojn me ngul, talentin nga Hogoshti, por se deri në veren e vitit 2019, nuk do lëviz nga Lokomotiva.
Kujtojm se Kastrati në 19 ndeshje këtë edicion në Kroaci, ka shenuar shtatë gola dhe ka dhuruar tre asistime.