Majlinda Kelmendi ka shënuar fitore në luftën e parë në Grand Slamin e Dyseldorfit.
Krenaria jonë ka arritur të mposht me ippon nikoqiren gjermane, Verena Thum, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Kelmendi, e cila konsiderohej favorite në këtë sfidë, ka arritur që pengesën e parë ta kalojë duke e mundur me ippon.
Kujtojmë se Majlinda Kelmendi raundin e parë në këtë turne e ka kaluar pa luftë.
Kundërshtarja e radhës e Majlindës do të përcaktohet në luftën mes brazilianes Valentine dhe spanjolles Sheriff Lopez.