Janë luajtur katër ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës, në kategorinë e femrave.
Liria mposhti Jakovën 3-0, duke kaluar në gjysmë finale, derisa Kosova (P) poashtu siguroi fazën tjetër, pas fitores 2-0 kundër Llapit.
Mitrovica është një tjetër skuadër që ka siguruar gjysmëfinalen, pasi mposhti Dukagjinin 2-0, derisa Feronikeli u tregua i fortë për Intelektualet, duke i mposhtur 3-0.
Rezultatet e plota:
Jakova – Liria 0:3
Kosova (P) – Llapi 2:0
Dukagjini – Mitrovica 0:2
Feronikeli – Intelektualet 3:0 (r.z.).