Sot fillon pjesa pranverore e edicionit 2018/19 e Ligës së Parë.
Do të luhet vetëm një ndeshje, ajo ndërmjet Ramiz Sadikut dhe Dukagjinit, kurse ballafaqimet tjera të xhiros 17 luhen të dielën.
Këtë ndeshje pritet ta drejtojnë treshja e gjyqtarëve Erdall Zasella, Fatmir Abrashi dhe Florim Jakupi.
Ky duel pritet të fillojë nga ora 13:00. /GazetaAlo