Facebook është duke grumbulluar në mënyrë të fshehtë të dhëna personale nga disa aplikacione popullore pa pëlqimin e përdoruesve.
Të paktën 11 aplikacione janë duke i dërguar të dhëna Facebook-ut, përfshirë edhe informacione të tilla si niveli i shtypjes së gjakut, gjendja e grave shtatzëna, pesha, gjatësia, etj.
Sipas hulumtimit të Wall Street Journal, aplikacionet që po bashkëpunojnë me Facebook janë Instant Heart Rate: HR Monitor, Flo Period & Ovulation Tracker, Realtor.com, Breethe Inc, BetterMe, etj.
Të dhënat i përkasin edhe personave të cilët nuk kanë një llogari në Facebook. Ky rrjet social është akuzuar se i përdor këto të dhëna për përfitime të tyre.