Mbrojtësi i Flamurtarit, Lorik Maxhuni është ndëshkuar me karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes Gjilani – Flamurtari.
Alo-mbrojtësi prishtinas është ndëshkuar direkt me të kuq nga gjyqtari kryesor i ndeshjes Selim Isufi, pasi që Maxhuni kishte filluar konfrontimin dhe fyerjet me tifozët vendas të Gjilanit.
E gjitha nisi pasi tifozët vendas edhe të revoltuar për rezultatin final të ndeshjes (0-0) filluan fyerjet me Maxhunin, i cili nuk u kursye për asnjë moment.
Është dashur ndërhyrja e bashkëlojtarëve dhe personave përgjegjës për sigurinë e ndeshjes për ta qetësuar situatën.
Maxhuni do të mungojë kështu në ndeshjen e rradhës ndaj Trepçës ’89.