Java e XIX e Ipko Superliga e Kosovës në Futboll, sjell ballafaqimin e Kampionëve në fuqi dhe ish Kampionëve.
KF Trepça’89 në Mitrovicë e pret KF Dritën në stadiumin Riza Lushta në takimin i cili luhet nga ora 13:00, shkruan GazetaAlo.
Skuadra nga Mitrovia i ka ftuar tifozët për këtë përballje të rëndësishme në një mënyrë interesante.
“Merre Shokun ose Shoqen, Eja edhe Ti”, ka shkruajtur skuadra nga Mitrovica në faqen zyrtere. /GazetaAlo