Edon Zhegrova është paraqitur për herë të parë në fanellën e Baselit, që prej huazimit të tij te gjiganti nga Zvicra, në janar.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës filloi ndeshjen nga banka rezervë, në fitoren 2-0 kundër Xamax në “Stade de la Maladiere.”
Zhegrova u inkuadrua në minutën e 83-të, duke zëvendësuar Valentin Stockerin.
19-vjeçari kaloi te Baseli në formë huazimi gjatë janarit, derisa zvicëranët e kanë opsionin e blerjes permanente në fund të sezonit.