Kepa është ndëshkuar me para, pasi refuzoi urdhërin e Sarrit në finale kundër Man City.
Atij do t’i merret paga e një jave dhe do të dhurohet për fondacionin e Chelsea FC, DailyMail.co.uk.
Portieri i Chelsea, Kepa Arrizabalaga, kishte refuzuar të dalë nga fusha e lojës në finalen e “Carabao Cup”, pasi trajneri Maurizio Sarri donte ta zëvendësonte me portierin e dytë, Willi Caballero.
Në atë ndeshje Chelsea humbi në penalti nga Manchester City 4-3.