Fjalë Kyçe

Kosova mposhti Serbinë në futsall

Kosova mposhti Serbinë në futsall

Ndeshje interesante është zhvilluar sot në futsall, ndonëse ishte amatore.

Përballë njëra-tjetrës ishin Kosova dhe Serbia.

Meshtarët katolikë po e zhvillojnë kampionatin evropian në futsall dhe shorti kishte vënë përballë Kosovën e Serbinë.

Në fund, ishte Kosova që arriti të fitojë 4:0.

Në këtë kampionat marrin pjesë 17 shtete me 260 meshtarë.

Organizatorë të kampionatit janë Argjipeshkvia e Tivarit në bashkëpunim me Argjipeshkvin e Kotorrit.