Sonte është mbajtur ceremonia solemne e ndarjes së çmimeve Laureatët 2018 e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, shkruan GazetaAlo
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishte edhe Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.
“Sportistët, trajnerët, sportet dhe ngjarjet sportive tashmë janë institucionalizuar dhe janë në kulmin e sukseseve.
Si Ministër jam shumë i lumtur që jemi duke bërë gjithçka që sportistëve t’ua krijojmë të gjitha kushtet që ata të vazhdojnë të na sjellin medalje 🥇dhe ta promovojnë gjithandej”, ka thënë Gashi.
Në ceremoninë e KOK-ut, Gashi gjithashtu ka treguar se buxheti që do të ndahet për sportin këtë vit ka ngritje të dukshme nga ai i vitit të kaluar.
Vetëm për mbështetjen e Federatave, Ministria ka ndarë plot 3 milionë euro, derisa 15 milionë euro do të investohen në infrastrukturën sportive.
Gashi ka thënë se kjo është ngritje 100% nga buxheti i edicionit të kaluar. /GazetaAlo