Sot (e shtunë) zhvillohen disa derbi në ligat kryesore të Evropës, ku vlen të veçohet ‘El Clasico’ mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Gjithçka fillon nga ora 13:30, ku Arsenal në ‘Emirates Stadium’ pret rivalët e Tottenhamit në derbin e ndezur të Londrës.
Nga ora 18:30 nuk duhet humbur as sfida mes Borussia Monchengladbach dhe Bayern Munich, me bavarezët që kanë një mundësi të mirë që me fitore të barazohen me pikë me liderët e Borussia Dortmund.
Në Serie A, me fillim nga ora 20:30, luhet derbi mes Lazios dhe Romës.
Sigurisht që vëmendja e të gjithëve është në Santiago Bernabeu, ku Real Madrid takohet me Barcelonën në La Liga.
Kjo ndeshje vjen pak ditë pas përballjes në Kupën e Mbretit, ku pikërisht në këtë stadium Barcelona shënoi fitore 0-3.
Kjo e shtunë mbyllet me derbin portugez, ku nga ora 21:30, Porto takohet me Benfican.